Inter-Lazio, Asllani kërkon gjysmëfinalen e kupës përballë klubit të Hysajt NULL NULL 25.02.2025 11:01 25.02.2025 11:01 Interi dhe Lazio përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Kupës së Italisë. Zikaltrit hyjnë në këtë takim pas një fitore të mundimshme ndaj Genoas, 1:0, në fundjavë në Serie A, teksa Lazio u dëshpërua me barazimin 0:0 me Venezian. Ndeshja jepet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, respektivisht në Sport 1, me komentimin e Naim Selmanit. Fituesi i këtij dueli luan ndaj Milanit, prandaj një kualifikim i Zikaltërve nënkupton një derbi lokal në rundin e radhës.