Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inteligjenca artificiale jep premtime të mëdha për ekzaminimin e kancerit të gjirit

NULL NULL
02.08.2023 14:04

Sipas një studimi suedez inteligjenca artificiale mund të lexojë “në mënyrë të sigurtë” imazhet e ekzaminimit të kancerit të gjirit.

Studiuesit e udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Lund zbuluan se zbulimi me ndihmën e kompjuterit mund të dallojë kancerin në një “ritëm të ngjashëm” si dy radiologë, por se nevojiten më shumë kërkimë për të përcaktuar plotësisht nëse mund të përdoret në programet e shqyrtimit, përcjell klankosova.tv.

Ky nuk është studimi i parë që shqyrton përdorimin e AI për të diagnostikuar kancerin e gjirit në mamografi – rreze X të gjirit.

Hulumtimet e mëparshme, sipas BBC, duke përfshirë disa të kryera në Mbretërinë e Bashkuar, janë shikuar në mënyrë retrospektive, ku teknologjia vlerëson skanimet të cilat tashmë janë parë nga mjekët.

Studimi i publikuar në Lancet Oncology, përfshiu më shumë se 80,000 gra nga Suedia me një moshë mesatare 54 vjeç.

Gjysma e skanimeve u vlerësuan nga dy radiologë, të njohur si kujdesi standard, ndërsa gjysma tjetër u vlerësuan nga mjeti i shqyrtimit i mbështetur nga AI, i ndjekur nga interpretimi nga një ose dy radiologë.

Në total, 244 gra nga depistimi i mbështetur nga AI u zbuluan se kishin kancer, krahasuar me 203 gra të kujtuara nga shqyrtimi standard.

“AI premton shumë dhe mund t’u kursejë kohë mjekëve duke maksimizuar efikasitetin tonë, duke mbështetur vendimmarrjen tonë dhe duke ndihmuar në identifikimin dhe prioritizimin e rasteve më urgjente”.- tha Dr Katharine Halliday, presidente e Kolegjit Mbretëror të Radiologëve.

 

lajme të ngjashme