“Intelektualët” dëmtuan Kosovën (VIDEO) NULL NULL 14.08.2018 20:29 14.08.2018 20:29 Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë të hënën mori një pamje që kishte kohë që i kishte munguar. Tifoz të shumë ishin prezent në hapjen e tij me rastin e ndeshjen e Superkupës së Kosovës në mes Dritës e Prishtinës, që ishte edhe një test para certifikimit të stadiumit nga komisioni UEFA-së. E këtu jo gjithcka shkoi ashtu sic duhet. Fillimisht kishte problem në hapjen e njërës hyrje në të cilën u intervenua dhunshëm. Më pas gjatë ndeshjes tifozët e Dritës “Intelektualët” hodhën në fushë fishekzjare edhe pse kjo gjë ishte e ndaluar. Kronikë nga Andi Shabani