Inspektorati me aksion për rrënimin e vilave luksoze në Batllavë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 24.11.2022 20:28 nga Qendresa Sinani 24.11.2022 20:28 Me asistencë të policisë, inspektorët komunalë të Podujevës që në mëngjes ia mësynë rrënimit të një ville në Orllan, që nuk posedoi leje ndërtimi. Për pak orë, investimi mijëra eurosh u bë rrafsh me tokë. Të zotët e shtëpisë nuk bënë rezistencë, ndonëse shkatërrimin e pasurisë së tyre e panë si të jashtëligjshëm. Pronari Menduh Lluka e pranoi që për këtë ndërtim që e nisi në 2018-ën, nuk posedonte leje, por i tha Klanit se ishte në procedurë të legalizimit të saj. Megjithëkëtë, në komunë po e thonë të kundërtën. Zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitija, tha se Gjykata e Ministria e Ambientit i kanë kthyer si të pabazuara ankesat e pronarëve atëherë kur edhe i është hapur rruga inspektorëve për të filluar rrënimin. klankosova.tv