Infrastruktura kritike energjetike, KFOR-i nuk lejon më fluturime mbi KEK (VIDEO) NULL NULL 19.09.2025 20:14 19.09.2025 20:14 Nga toka do të mund t’i afrohen e ta filmojnë, por nga qielli jo më. Për të siguruar pamje të Korporatës Energjetike të Kosovës e për të fluturuar mbi të nga tash e tutje nevojitet leje e veçantë. Kjo meqë hapësirën ajrore të KEK-ut, KFOR-i përmes një vendimi e ka shpallur zonë të ndaluar për fluturime, veçanërisht për dronët pa pilotë. Për këtë ka arsye të fortë, njofton Klankosova.tv. “Duke pasë parasysh që infrastruktura e KEK-ut prodhon një produkt elementare për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik për këtë kemi pas disa shkelje me dron pa pilot në kohët e fundit ka pas edhe konfiskime të tyre si pasojë kemi zhvillu edhe takime i kemi njoftuar edhe ka ardh që KFOR-i ta marr vendimin ta bëjë zonë të ndaluar”, ka thënë Skender Bucolli, zëdhënës në KEK. Kërkesën Bucolli theksoi se verbalisht e bënë vetë duke u mbështetur në Ligjin për infrastrukturën kritike që parasheh ruajtjen dhe mbrojtjen e sistemeve jetike kombëtare. Perimetri për të cilin vlen kjo urdhëresë nuk është i vogël. Skender Bucolli kërkon nga qytetarët që ta respektojnë këtë vendim i cili hyri në fuqi nga 1 shtatori. /Klankosova.tv