Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

InfoAid, një aplikacion në ndihmë të refugjatëve

NULL NULL
24.09.2015 18:48

Teknologjia, veçanërisht rrjetet sociale po u vijnë në ndihmë qindra-mijëra emigrantëve jo vetëm për të qëndruar në kontakt me të afërmit e tyre, por edhe për t’u orientuar në rrugët drejt Europës.

Këshillat online nuk mungojnë për të gjithë ata njerëz që ndërmarrin rrugën e rrezikshme për t’u hedhur këtëj Mesdheut dhe listës së tyre u shtohet aplikacioni më i fundit i ndërtuar nga një çift hungarez.

Bëhet fjalë për InfoAid, krijesë e Nina Kov dhe të dashurit të saj. Ajo rrëfen se ideja për të ndërtuar këtë aplikacion i lindi pas informacioneve të pakta që autoritetet hungareze siguronin për emigrantët. Budapesti është pjesë e vendeve që kërkojnë ndjekjen e një linje të ashpër ndaj emigrantëve.

“Në një rast në stacionin hekurudhor të Budapestit, u tregova për aplikacionin një grupi refugjatësh dhe ata mësuan nga ne për herë të parë që Gjermania kishte nisur zbatimin e kontrolleve në kufi sepse aplikacioni ua përktheu në gjuhën e tyre këtë informacion”, thotë Nina Kov.

Aplikacioni është shkarkuar me qindra herë deri më tani. Përveç orientimit dhe mbajtjes në dijeni për politika të vendeve të caktuara mbi fluksin e refugjatëve, ai siguron informacion deri tek kërpudhat helmuese, të cilat në jo pak raste janë konsumuar nga refugjatë që kanë ecur për ditë me radhë pa ushqim, transmeton Top Channel

lajme të ngjashme