Inflacioni në ushqim shkoi “në qiell” më 2022 (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 22.01.2023 20:34 nga Haris Ademi 22.01.2023 20:34 Inflacioni vjetor më 2022 arriti në 11.6%, por nëse llogariten vetëm ushqimet, kjo shifër po del goxha më e lartë. Raporti i fundit i Bankës Botërore e nxjerr Kosovën me normë vjetore të inflacionit në ushqim 17.5%. Sipas këtyre të dhënave, shtrenjtimet më së shumti u vërejtën në korrik dhe tetor. Megjithatë, ky trend pritet të zbehet këtë vit. Por ky institucion e ngjall optimizmin me parashikimet për rritjen ekonomike, pasi e rendit Kosovën në rajon, që mund të shkojë në 3.7% më 2023 dhe 4.2% më 2024. Sipas ekonomistit Sead Ujkani, rritja ekonomike këtë vit varet nga zhvillimet globale në ekonomi, por edhe nga politikat qeveritare për prodhimin vendor dhe rritjen e fuqisë blerëse përmes rritjes së pagave. Sipas tij, përparësi e Kosovës në raport me vendet tjera të rajonit janë remitencat. Pak a shumë, për rritjen ekonomike njësoj kanë projektuar edhe Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.