Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inflacioni në Britani të Madhe, më i larti në 40 vjetët e fundit

NULL NULL
22.06.2022 13:52

Shkalla e inflacionit në Britani të Madhe ka shkuar në 9.1 përqind.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave kjo është shkalla më e lartë e ngritjes së çmimeve në 40 vjetët e fundit, raporton Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

Vlera e fundit tejkalon atë të regjistruar në mars të 1982-ës, çfarë e bën të më vështirë situatën për familjet dhe veçanërisht ata me të ardhura të ulëta.

Çmimet në ushqim dhe pije joalkoolike e kanë çuar në 9.1 përqind inflacionin, duke shkaktuar rritjen më të shpejtë nga 2009-ta. Buka, drithërat dhe mishi po ashtu janë shtrenjtuar, derisa çmimi i frutave ka ndryshuar paksa muajin që shkoi.

lajme të ngjashme