Infermierja shtatzënë kthen në jetë njeriun që pësoi sulm në zemër (VIDEO) NULL NULL 22.11.2016 20:37 22.11.2016 20:37 Një infermiere e cila vërejti një burrë i cili u rrëzua pas një sulmi në zemër, në rrugë, u ndal për t’i ndihmuar pavarësisht se ishte shtatzënë. Gruaja e quajtur Zhou Qing, nisi t’i ndihmonte personit të sëmurë, duke bërë që një turmë e madhe të mblidhet për të parë, duke përfshirë edhe një fëmijë të vogël i cili është duke qëndruar në pjesën e përparme (pamjet në video), transmeton Klan Kosova. Video e cila shfaq gruan shtatëmuajshe shtatzënë, të gjunjëzuar në tokë dhe duke e pompuar gjoksin e njeriut në përpjekje për ta mbajtur të gjallë, ka mbledhur mijëra klikime në youtube. Njeriu më pas filloi t’i lëvizte sytë dhe filloj të ecë. https://www.youtube.com/watch?v=BQLlK9LRF7Q