Infermieri gjerman mbyti 100 pacientë me doza fatale të ilaçeve, tani përballet me gjyqin NULL NULL 30.10.2018 09:45 30.10.2018 09:45 Një ish-infermier gjerman i akuzuar për mbytjen e 100 pacientëve, është duke u përballur me gjyqin në qytetin Oldenburg. Detektivët kanë bërë të ditur se 41 vjeçari, Niels Högel, ka administruar doza fatale të ilaçeve tek njerëzit të cilët ishin nën kujdesin e tij në dy spitale në Gjermaninë veriore, njofton Klan Kosova. Motivi i tij, ata thonë, ishte për të bërë përshtypje tek kolegët duke u përpjekur për të ringjallur vetë pacientët që ai kishte sulmuar. Gjykimi i fundit, i cili pritet të zgjasë deri në maj, ndjek testimet toksikologjike mbi mbetjet e zhvarrosura të të tjerëve. Högel tani thuhet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst mes 1999 dhe 2005. Jenny Hill i BBC në Berlin thotë se rasti është i ndjeshëm ndaj autoriteteve gjermane të shëndetit të akuzuar nga të afërmit për të hedhur një sy të verbër ndaj veprimtarisë vrastare të Högel, njofton Klan Kosova.