Infektologu Sadiku vlerëson mbikëqyrjen në shkolla: Po përfundojmë javën e tretë, fatbardhësisht s’kemi rritje të rasteve NULL NULL 01.10.2020 08:51 01.10.2020 08:51 Infektologu Izet Sadiku, ka thënë se koronavirusi është një nga pandemitë më të rënda pas gripit spanjoll në vitin 1918. Megjithatë duke qenë se tani dhe gjendemi në javën e tretë të vitit të ri shkollor, Sadiku thotë se është konstatuar që përhapja e virusit korona nga fëmijët është më e vogël sesa tek të rriturit, njofton Klan Kosova. ”Ekziston një konstatim deri tani se manifestimet klinike të kovidit tek fëmijët janë shumë më të vogla se manifestimet e influencës apo gripit”. Si rezultat i menaxhimit të mirë në institucionet shkollore, infektologu Izet Sadiku thotë se fatbardhësisht nuk ka rritje të rasteve me koronavirus. ”Përhapja e virusit nga fëmijët është shumë më e vogël se sa nga të rriturit, prandaj edhe nga kjo hapja e shkollave edhe pse po e përfundojmë javën e tretë, fatbardhësisht nuk kemi rritje të numrit të rasteve”. ”Sepse në këtë javë do duhej të prisnim një gjë të tillë po që se do kishte raste, por mendoj se këtu janë duke bërë një punë të mirë edhe institucionet shëndetësore, me mbikëqyrje në çdo shkollë dhe institucion shëndetësorë”. ”Sepse rritja e numrit menjëherë do të detyronte të marrim masa në parandalimin e përhapjes, për të mos lejuar rritjen e infeksionit tek numri më i madh i njerëzve”.