Infektologu Mehmeti: Rezultatet e sontme lajm i mirë, por nuk mund të qëndrojmë komod (VIDEO) NULL NULL 29.04.2020 00:17 29.04.2020 00:17 Infektologu Murat Mehmeti, ka folur lidhur për rezultatet e sontme të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Mehmeti në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova tha se pavarësisht se është një lajm i mirë, nuk duhet të qëndrojmë komod. “Është e vërtetë që në krahasuar me ditët e tjera në Klinikën tonë ne i kemi liruar 10 pacientë, kurse i kemi pranuar dy pacientë. Ky është një lajm i mirë, por ne duhet të zbatojmë masat e rekomanduar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë”. Ai foli edhe për gjendjen e pacientëve të pranuar sot në Klinikën Infektive. “Kemi pasur një pacient që ka qenë duke pritur rezultatet dhe po ashtu është në dializë.Tani e kemi konfirmuar që është pozitiv me Covid. Gjithashtu kemi të bëjmë edhe më një pacientë tjetër që është në dializë. Gjendja e tyre është stabile”.