Infektologu Izet Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e COVID-19 NULL NULL 27.09.2020 22:54 27.09.2020 22:54 Infektologu Izet Sadiku ka shkruar rreth situatës pandemike COVID-19 ku që nga 15 marsi kur u shfaq rasti i parë pozitiv po ballafaqohen qytetarët e vendit. Infektologu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të sillemi të papërgjegjshëm, pasi që sipas tij tani po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi, njofton Klan Kosova Sadiku mes tjerash thotë se paraqitja e gripit sezonal e komplikon situatën rreth dignostifikimit më të shpejt për koronavirus, lirimi i masave dhe qëndrimi i njerëzve në hapësira të mbyllura rrit mundësinë e përhapjes së COVID-19. Postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje): COVID19- si duhet ecur më tutje Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19. Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve. Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm. Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si : paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt , – lirimi i masave dhe – qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes. Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë. Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor. #mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjenen.