Infektohet nga macja e re e familjes, vogëlushja humb flokët NULL NULL 23.05.2021 18:17 23.05.2021 18:17 Një vajzë e vogël ka filluar të humbasë flokët, pasi familja e saj adoptoi një mace. Prindërit e vogëlushes thonë se mund të ndodh që të ketë nevojë të rruajë komplet kokën dhe shprehen se nuk e kishin marrë me mend se brenda një jave vajza e tyre do të humbiste kaq shumë flokë. Macja e infektoi vajzën me një infeksion mykotik të kokës i njohur si krimbi i kokës, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. Ky infeksion shkaktohet në rast kontakti të ngushtë me një person ose kafshë të infektuar. Familja e vajzës së infektuar ka kërkuar trajtim nga një mjek dhe e dërguan vajzën në një sallon për të rruajtur zonën e prekur në mënyrë që t’i lehtësohet trajtimi. Simptomat e “krimbit të kokës” përfshijnë rënie të flokëve, skuqje dhe kruarje dhe mund të trajtohet me një ilaç antifungal. Ndryshe, skuqja mund të trajtohet edhe me një krem ose xhel i cili mund të merret në farmaci.