Incidenti në Vlorë: “Pse më solle një shishe ujë më shumë”, polici jashtë detyrës zyrtare sulmon kamarierin (VIDEO) NULL NULL 27.07.2025 12:03 27.07.2025 12:03 Një kamarier është sulmuar fizikisht nga një polic jashtë detyrë zyrtare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri, në barin e një hoteli në zonën e Skelës, në Vlorë. Raportohet se të dyshuarit i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar suspendimin e nënkomisarit Ardian Isufi, deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Pamjet e incidentit janë publikuar nga News 24, transmeton Klankosova.tv.