Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Incidenti me armë në Bregun e Diellit: I përmirësohet gjendja “Plakut”

NULL NULL
04.06.2026 17:00

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, është në gjendje stabile.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv Besnik Elshani, drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë.

“Gjendja e tij është stabile. Normalisht ka kufizime në lëvizshmëri, por po mendojmë gradualisht me fut në terapi fizikale. Kur themi gjendje stabile, aktualisht konsiderojmë se është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Elshani për Klankosova.tv.

Vitija ishte plagosur më 14 maj në lagjen “Bregu i Diellit”, ku dy persona të maskuar e të armatosur kishin hyrë brenda një kafiterie dhe kishin shtënë në drejtim të tij.

Ai kishte marrë plagë të rënda dhe kishte qenë në rrezik për jetën.

“Plaku”, si shkak i gjendjes kritike, për disa ditë kishte qenë në kujdesin intensiv. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme