“Plaku i Bregut” ende në koma, konfirmohet gjendja e tij nga QKUK-ja NULL NULL 18.05.2026 13:47 18.05.2026 13:47 Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku” ende është në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të rënda që ka marrë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pak ditë më parë. Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje kanë dhënë për Klankosova.tv nga Klinika Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku Vitija po trajtohet. Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, tha se pacienti vazhdon të jetë në kujdes intensiv dhe i lidhur për aparatura mjekësore. “Pacienti të cilit i referoheni vazhdon të marrë edhe më tutje tretmanin mjekësor në njësinë e Mjekimit Intensiv. I janë kryer të gjitha ekzaminimet radiologjike dhe analizat e nevojshme laboratorike. Gjendja e përgjithshme vazhdon të mbetet e rëndë”, ka deklaruar Uka për Klankosova.tv. Hakmarrja në Bregun e Diellit, ky është ‘Plaki’ që u plagos sonte dy vjet pasi tentoi ta vras një person Harbin Vitija, ishte qëlluar me armë zjarri nga persona të maskuar, të cilët ende ndodhen në arrati.