Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Anglisë, një 50-vjeçar dërgohet në spital me ambulancë NULL NULL 24.11.2024 16:26 24.11.2024 16:26 Edi Rama. Foto: Arkiv Nuk kanë munguar incidentet në takimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe. Kreu i qeverisë shqiptare u prit me thirrjet; Rama ik! Deri kur..! edhe brenda sallës ku po zhvillohej takimi me bashkatdhetarët në turin e diasporës, ku ai kërkoi mbështetjen e shqiptarëve për zgjedhjet e vitit 2025. Nga salla e “Cooper Box Arena” ku u mbajt takimi u nxor me barelë një shqiptar rreth 50 vjeç. Siç mëson A2 CNN, 50-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spital. Rama e nisi fjalimin e tij duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku mbahej takimi duke shtuar se “ndasia e vjetër është drejt fundit.” Ai akuzoi Partinë Demokratike se nxit “të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj. View this post on Instagram A post shared by A2 CNN (@a2cnn)