Incident në Prishtinë: Konflikti mes dy burrave shkon deri në përdorim të armës NULL NULL 10.06.2025 08:29 10.06.2025 08:29 Dy burra janë arrestuar të hënën në Prishtinë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas policisë, dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv.