Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ilaçi kundër COVID-19 për t’u marrë në shtëpi, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga virusi

NULL NULL
03.10.2021 10:35

Një ilaç kundër COVID-19 mund të zvogëlojë rrezikun për të shkuar në spital ose për të vdekur.

Firmat amerikane të ilaçeve Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics zbuluan se ilaçi i tyre antiviral uli normat e COVID-it të rëndë me 50 përqind.

Ky mund të bëhet ilaçi i parë i miratuar për njerëzit në rrezik të lartë nga COVIS-19 që të marrin në shtëpi pasi të kenë dalur pozitivë.

Doktoresha Daria Hazuda, nënkryetare e kërkimit në Merck u shpreh e emocionuar për një gjë të tillë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo është një ditë shumë emocionuese për pacientët në luftën globale kundër COVID-19”, u shpreh ajo.

Ndryshe, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar mirëpritën lajmin, por thanë se ilaçi do të duhej të synohej te njerëzit më të prekshëm me këtë virus.

lajme të ngjashme