Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IKSHPK: 13 të vdekur me COVID-19 për 24 orë

NULL NULL
09.11.2020 15:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Ferizaj tre raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren dy raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë një rast (54 vjeç), Gjakovë një rast (81 vjeç), Istog një rast (65 vjeç), Lipjan një rast (73 vjeç), Pejë një rast (46 vjeç), Prishtinë një rast (65 vjeç), Suharekë një rast (85 vjeç) dhe Vushtrri një rast (70 vjeç), njofton Klan Kosova

Numri total i personave që kanë humbur jetën nga ky virus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 768 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 mijë e 226, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 798.

 

lajme të ngjashme