Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Igli Tare emërohet drejtor sportiv i Milanit

NULL NULL
23.05.2025 17:06

Kryetari i FShF-së, Armand Duka, ka njoftuar se Igli Tare është emëruar drejtor sportiv i Milanit.

Duka tha se emërimi i Tares si drejtor sportiv i Mialnit është arritje e rëndësishme, teksa shtoi se beson te profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni i tij.

“Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij”.

“Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare”, shkroi Duka, transmeton Klankosova.tv.

Igli Tare ka qenë drejtor sportiv i Lazios nga viti 2008 deri në vitin 2023.

lajme të ngjashme