IDF thotë se ka vrarë dhe kapur deri në 9 mijë luftëtarë të Hamasit që nga 7 tetori NULL NULL 05.01.2024 21:39 05.01.2024 21:39 IDF Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari ka dhënë vlerësimet e tyre të fundit mbi numrin e luftëtarëve të Hamasit të vrarë ose të kapur nga forcat izraelite. Ai thotë se ushtria izraelite vlerëson se ka vrarë dhe kapur 8 mijë deri në 9 mijë luftëtarë të Hamasit që nga 7 tetori, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Ne e dimë se ata janë në Gaza dhe ne do të arrijmë tek ata”, është shprehur tutje ai.