Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e policit në Fier, policia në ndjekje të tij

NULL NULL
13.05.2024 15:07
Pamjet: Top Channel
Pamjet: Top Channel

Është identifikuar autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë në Fier.

Forca të shumta të policisë shqiptare janë vënë në ndjekje të tij, i cili po dyshohet se ka braktisur makinën tip “Audi” me të cilën u largua.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, raporton Top Channel, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme