Ide si t’i transformoni mobiljet e vjetra NULL NULL 17.05.2018 18:00 17.05.2018 18:00 Mobiljet e vjetra nuk janë vetëm objekte që kanë tejkaluar kohën e përdorimit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre cilësohen të vjetra pikërisht sepse kanë shërbyer për qëllimin e tyre për një kohë të gjatë. Por në shumë raste, ato mund të shërbejnë edhe për një kohë shumë më të gjatë. Në fakt, me shumë kreativitet dhe me pak punë, mund të shndërroni çdo objekt të vjetër në një mobilje moderne me dizajn unik – krejtësisht ndryshe nga ajo që keni pasur më parë. Më poshtë janë disa ide shumë kreative për konvertimin e mobiljeve të vjetra në diçka krejtësisht të veçantë, pa shumë shpenzime, transmeton Klan Kosova. Transformojeni kështu tavolinën anash shtratit Një karrige e vjetër mund të shndërrohet në një karrige të bukur dhe shumë unike Një tavolinë të vjetër mund ta ktheni në një hapësirë atraktive pune Çfarë ishte dikur një divan i stilit të vjetër mund të kthehet në një divan modern Një tavolinë të vjetër kthejeni kështu në një tavolinë moderne Dollapin e vjetruar dhe të shëmtuar ngjyroseni me ngjyra të hapura Një ide tjetër si ta konvertoni tavolinën anash shtratit Largojeni pasqyrën e vjetër dhe keni krijuar një tavolinë të punës shumë unike Mund t’i përdorni kornizat e një shtrati të vjetër për të krijuar një divan të lezetshëm Shtoni një tavolinë dhe disa dyer për ta transformuar raftin e librave Tavolina e kafesë kur dekorohet mund të krijoni diçka shumë të bukur Një ide tjetër si ta ktheni karrigen e vjetër në karrige shumë të bukur dhe moderne Kur tavolina e vjetruar kthehet në tavolinë shumë funskionale dhe moderne Madje edhe një tavolinë e madhe si kjo mund të bëhet në diçka shumë të bukur Edhe dollapi i stilit të vjetër mund të “gjallërohet”