Ibrahimoviq: Nëse dal në pension, futbolli vdes NULL NULL 29.07.2022 23:50 29.07.2022 23:50 Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq është me pushime në Sardenja, në pritje të rikuperimit nga operacioni në gju. Ibrahimoviq gjatë një transmetimi live në Instagram, ka folur edhe në lidhje më të ardhmen e tij, transmeton Klankosova.tv. “Kur do të tërhiqem? Asnjëherë. Nëse dal në pension, futbolli vdes”, është shprehur suedezi. Ai së fundmi ka rinovuar kontratën me Milanin, edhe për një sezon tjetër.