Ia ngacmonte vajzën, greku plagos me thikë shqiptarin NULL NULL 23.08.2024 15:02 23.08.2024 15:02 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marathia të Fokidës në Greqi, kur një person goditi me thikë një të ri pasi dyshohet se ngacmonte vajzën e tij. Gjithçka ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias në Fokida, pak jashtë Nafpaktos, ku u mbajt një festival mbrëmjen e së enjtes. Pas sherrit të përgjakshëm, i riu shqiptar është transferuar në Qendrën Shëndetësore Nafpaktos dhe për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra. Autori u arrestua nga efektivë të Evpalios dhe po mbahet në paraburgim, raporton EuroNews.al.