I vidhet motoçikleta një shtetasi turk në Prishtinë NULL NULL 08.10.2025 09:50 08.10.2025 09:50 Një shtetas turk ka raportuar në polici se motoçikleta e tij është vjedhur në Prishtinë gjatë natës midis 6 dhe 7 tetorit. Në raportin e Policisë, thuhet se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, në orët ndërmjet 20:00 dhe 08:00 të mëngjesit. Motoçikleta, që kishte targa vendore, dyshohet se është marrë nga persona të panjohur. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”./Klankosova.tv