I përkeqësohet gjendja, vdes një grua në QKUK NULL NULL 04.11.2025 08:51 04.11.2025 08:51 Ka vdekur një grua në QKUK, pasi të njëjtës i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ishte ftuar ambulanca. Policia po e heton këtë vdekje, derisa tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar se viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është ftuar ambulanca, e cila ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në QKUK, ku aty ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.