I mituri nga Podujeva postoi foto me armë, familjarit të tij i hapet rast në polici NULL NULL 29.12.2024 22:19 29.12.2024 22:19 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Një person nga fshati Llugë të Podujevës, e pësoi pasi familjari i tij i mitur postoi foto me armë që ishin pa leje. Pas veprimit të këtij të fundit, policia identifikoi atë dhe lokacionin ku gjendet, bëhet e ditur në njoftim, përcjell Klankosova.tv. “Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në kumtesë. Armët e sekuestruara. Foto: PK