I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici NULL NULL 14.03.2026 09:02 14.03.2026 09:02 Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me një thikë. Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga i njëjti është sekuestruar thika dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.