Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I kërkojnë të largohet nga kafeneja për shkak të veshjes

NULL NULL
27.08.2015 16:15

Një trajnere personale ka thënë se e kanë përzënë nga një lokal kafeje për shkak të veshjes së saj.

Pas ushtrimeve, 35 vjeçarja Davina Ward ka shkuar në një kafene me veshjen e palestrës – me sytjena sportive dhe pantallona të ngushta fitnesi, por i është kërkuar që të mbulohet, transmeton Klan Kosova.

Por meqë nuk kishte tjetër çfarë të vishte, ajo ka deklaruar se i është kërkuar të largohet nga lokali në Sutton të Londrës.

“Kurrë më parë nuk kam qenë më shumë e mllefosur.  Pse do të duhej fillimisht të më lejonin të ulem dhe më pas të më vënë në siklet, duke më thënë që të largohem?”, ka deklaruar ajo.

Sidoqoftë, shërbyesi i përfshirë në këtë rast ka mohuar t’i ketë thënë të largohet, por e pranoi se i ka kërkuar që të mbulohet.

lajme të ngjashme