Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I humburi në Australi shpëton falë një mesazhi

NULL NULL
23.08.2015 10:48

Një turist britanik, i cili humbi në një regjion të Australisë, e ka pranuar se e ka marrë vendimin më të çmendur të mundshëm të jetës së tij, pasi është shpëtuar. Geoff Keys, 63 vjeçar i cili ishte shpëtuar pas dy ditësh, falë një mesazhi “SOS”, që e shkroi në rërë në Parkun Kombëtar “Jardine” në Queensland.

Ai nuk kishte më ushqim dhe kishte humbur disa milje larg nga kampi i tyre, ndonëse ishte munduar që ta gjente rrugën e kthimit.

Turisti kishte shkuar për not në lum, por për disa arsye në vend se të kthehej nga kishte ardhur, ai kishte provuar që t’i binte shkurt rrugës nëpërmjet disa shkurreve.

Por kur ai u përpoq që të gjente rrugën për tu kthyer, kishte përfunduar në një lum tjetër, raporton gazeta Mirror, transmeton Klan Kosova

I dëshpëruar, si kishte provuar mundësinë e fundit që të mbijetonte duke e shkruar në rërë fjalën “Ndihmë”.

Keys

Ai ka thënë: “Mu duk ide e mirë që ta ndihmoja veten me aq sa munda kështu që dola nga lumi, e morra një shkop dhe e shkrova mesazhin në rërë, vetëm në rast se ndonjë helikopter do të kalonte andej pari”, ka thënë Keys.

“Ndihmë 28.07”, ishte mesazhi që unë shkrova. Mendova se kjo do të ishte e mjaftueshme për një helikopter që ta shihte”.

Mesazhi i tij ishte pikasur nga Policia e Queensland, pavarësisht faktit se ata nuk ishin në zonën zyrtare të kontrollit.

Zyrtari i policisë i kishte thënë: “Mik, ke lënë plot njerëz shumë të shqetësuar në shtëpi”.

Ndërsa Keys kishte thënë: “Ndihem budalla por me fat. Më vjen shumë keq për shqetësimin që ia kam shkaktuar familjes dhe miqve. Më besoni, s’do ta bëj kurrë më”.

Ujii

lajme të ngjashme