Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I huaji i lë kamerieres një bakshish të madh dhe një letër shumë prekëse

NULL NULL
26.09.2016 11:00

Njëra nga gjërat më të bukura që mund të përjetojmë në jetë, është të jemi pjesë e një akti mirësie që kryhet nga një i huaj.

Kur dikush që nuk ka lodhje personale me ju, por sidoqoftë është u gatshëm që t’ju trajtojë sikur të ishit miq të përjetshëm, ua kujton se ka ende shpresë në këtë botë, pavarësisht të gjitha telasheve.

Rrëfimi i Becky Nielsen, një kameriereje e cila punon në një një restorant në New York, është njëri nga këto raste që të ngjallë shpresën në mirësinë e njerëzimit.

Gjatë një mbrëmjeje ka marrë një bakshish të majmë nga një klient, i cili po ashtu i kishe lënë një shënim shumë prekës.

“Jeta është e shkurtër, një mik i imi vdiq mbrëmë. Të lutem shijoje këtë natë me dikë që ti e do”, ishte shkruar në kuponin fiskal.

Becky pothuajse kishte shpërthyer në lot kur e kishte lexuar shënimin, dhe kishte vendosur që paratë t’i harxhonte me të dashurin e saj dhe me miqtë.

lajme të ngjashme