Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I fejuari tentoi ta vriste, QKUK jep detaje për gjendjen e gruas

NULL NULL
30.11.2025 17:15

Një person ka tentuar ta vrasë të fejuarën e tij gjatë ditës së djeshme në Fushë-Kosovë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, viktima u dërgua menjëherë në QKUK, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike. Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Sipas Sylës, ajo ndodhet në gjendje stabile dhe aktualisht po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

“Pacientja në Mjekim Intensiv Qendror ndodhet në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendren Emergjente, ku ekipet kujdestare të Anestezionit dhe Kirurgjisë Abdominale kanë kryer intervenimin në sallat operative. Pas trajtimit fillestar, ai është dërguar në MIQ për kujdes dhe trajtim të mëtejshëm”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

E rëndë: Një person tentoi ta vrasë me thikë të fejuarën në Fushë Kosovë

 

lajme të ngjashme