Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dëbuari nga “Australian Open” Gjokoviq uron Nadalin

NULL NULL
30.01.2022 16:57

Rafael Nadal ka shkruar historinë. Tenisti spanjoll e ka fituar “Australian Open” në finale ndaj rusit Medvedev.

Kështu Nadal shkruan historinë duke fituar 21 Grand Slam, duke e kaluar Novak Gjokoviqin dhe Roger Federer që kanë nga 20.

Për këtë triumf nuk ka munguar urimi as nga tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq.

“Urime për Rafael Nadalin për Grand Slam e 21-të. Arritje e mahnitshme. Frymë luftarake gjithmonë mbresëlënëse që mbizotëroi një herë tjetër. Medvedev dha gjithçka jashtë dhe luajti me pasionin dhe vendosmërinë që kemi pritur prej tij”, ka shkruar Gjokoviq në Twitter.

Gjokoviq nuk arriti fare të luante në “Australian Open”, për shkak se u dëbua nga gjykata australiane.

lajme të ngjashme