Hyseni: Një qeveri e opozitës është gjëja më normale (VIDEO) NULL NULL 17.03.2025 21:14 17.03.2025 21:14 Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, përfaqësuesi i PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se një qeveri e opozitës është gjeja më normale. Ai tutje shtoi se sipas tij rezultati është inkurajues pasi qytetarët nuk i dhanë mundësi Lëvizjes Vetëvendosje për qeverisje të vetme. “Për bindjen time rezultati është inkurajues, për shkak se qytetarët nuk i kanë dhënë mundësi LVV me qeverisë e vetme, dhe kjo është mundësisë për partitë opozitare që me ndal kryeministrin aktual”, tha Hyseni, transmeton Klankosova.tv Tutje ai shtoi se “rezultati është një lloj rezultati për 4 vjet për zhvillime politike”. Ndërkaq, tha se ai nuk sheh dallime të mëdha ideologjike mes PDK, LDK e AAK-së, andaj një qeveri nga ta do të ishte normale.