Humbja e Viktor Orban në Hungari, Sejdiu: Në fund rezultati kërkohet në qeverisje (VIDEO) NULL NULL 13.04.2026 21:31 13.04.2026 21:31 Opinionisti Dardan Sejdiu ka komentuar humbjen e Viktor Orban në zgjedhjet në Hungari, duke thënë se në fund vendimtare mbetet performanca në qeverisje. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu u shpreh se, pavarësisht kohëzgjatjes së gjatë në pushtet dhe përpjekjeve për koncentrim të tij, modeli populist ka kufijtë e vet. “Edhe pse ka qenë gjatë, 16 vite, edhe pse ka bërë gjithçka në drejtim të koncentrimit të pushtetit, në një formë ose tjetër, dhe këtë e shohim te të gjithë populistët, ky tregim që ndërtohet mbi emocione, ku elitat paraqiten si të korruptuara dhe një individ si përfaqësues i pastër i popullit, në një moment prodhon lodhje. Kur je në pushtet dhe nuk ke rezultat, në fund loja është te qeverisja”, ka deklaruar ai. Ndiqni deklaratën e plotë: