Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Humbi duart në fabrikën e televizorëve plazma

NULL NULL
13.06.2015 11:51

Me 11 shkurt të vitit 2011, Rosa Moreno, ka humbur duart.

Morena ishte duke punuar në ndërrimin e natës, në Reyonsa në Meksikë, transmeton Klan Kosova.

Puna e saj ka qenë prerja e metalit për pjesët që përdoren për montimin e televizioneve të rrafshta.

Atë ditë, shefi i saj po i bënte shumë presion që ta kryente punën më shpejt.

Kështu që ajo shkoi në një prej makinerive që duhet të punohej me dy duart, për ta kryer procesin më shpejtë.

Në momentin kur po shpejtonte procesin, duart e saj mbetën brenda makinerisë.

“Ata e ndaluan makinerinë që ishte në pjesën ku ne femrat punonim, por meshkujt nuk guxuan ta ndalonin punën e tyre”.

“Për 10 minuta askush nuk mund të m’i largonte krahët nga aparatura”, shprehet Moreno.

Kur e dërguan në spital, mjekët i thanë që do mbetej pa duar për gjithë jetën.

“Menjëherë fillova të mendoja për gjashtë fëmijët e mi, kush do të kujdesej tani për ta?”.

Pesë ditë pasi që qëndroi në spital, ajo menjëherë shkoi në fabrikën ku punonte.

Menaxheri i tha që gjithë çfarë mund t’i ofrojnë janë 50,000 pesos (3,800 euro).

“Kam humbur duart e ju më ofroni vetëm kaq?”, i kishte thënë ajo.

“Kjo është oferta jonë, dhe mos e skandalizo më shumë se që duhet”, i ishte përgjigjur ai.

Ajo kishte kërkuar ndihmë nga avokatët në qytetin e saj, por meqënse nuk kishte para të paguante askush nuk ka dashur ta merrte rastin e saj.

Kështu që ajo vendosi që ta tregonte historinë e saj në television.

E në fund u paraqit, Scott Hendler një avokat nga Teksas, që e ka ndihmuar edhe pse ajo nuk pati asnjë dysh që ta paguante.

Por, për fat të keq as kjo nuk mjaftoi që çështjen e saj ta merrte parasysh drejtësia.

Fabrika ku ajo punonte ende funksionon njejtë.

lajme të ngjashme