Humb jetën një 69-vjeçar në Korçë, ra nga rimorkio e traktorit NULL NULL 22.12.2024 16:51 22.12.2024 16:51 Foto nga Euronews.al. Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, derisa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori. Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”. “Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohet për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kolaps në energji, ekonomi e Kuvend", Çitaku thotë se për LVV-në kjo nuk ka rëndësi 39 sekonda më parë