Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Humb jetën në vendin e punës 45-vjeçari shqiptar në Greqi

NULL NULL
16.11.2025 12:29

Një punëtor me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës në Greqi.

Sipas mediave greke, një 45-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, po kryente punime në çatinë e një shtëpie në zonën Mytilene, kur ra nga një lartësi e madhe dhe humbi jetën. Po ashtu raportohet se shqiptari punonte në një restorant, por shpesh kryente edhe punë të tjera për të fituar më shumë para.

Shqiptari në fund të muajit gusht ka shpëtuar një grua, e cila ndërsa po hipte në anije, rrëshqiti dhe ra në port, transmeton Top Channel,  përcjell Klankosova.tv.

Qendra e Punës pranë vendit ku ndodhi aksidenti ka bërë thirrje për një protestë sot në orën 12:00.

lajme të ngjashme