Hugh Hefner varroset afër Marilyn Monroe NULL NULL 02.10.2017 18:00 02.10.2017 18:00 Hugh Hefner është varrosur në një funeral privat në Lons Angeles. Themeluesi i Playboy vdiq të mërkurën në moshën 91 vjeçare në shtëpinë e tij, nga shkaqet natyrale. Ndërkaq, funerali i tij u zhvillua të shtunën në Westwood Village Memorial Park në LA, dhe me dëshirën e tij, ai u varros afër ikonës së ndjerë të Hollivudit, Marilyn Monroe, transmeton Klan Kosova. Hefner e kishte blerë një dhomë të nëndheshme afër Monroe për 75 mijë dollarë, më 1992. Ndonëse nuk e kishte takuar kurrë personalisht, Hefner e kishte blerë atë tokë sepse kishte thënë se beson në gjëra simbolike.