Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Huduti: Para 40 viteve nuk kishte si sot, duhej martesë pas lidhjes (VIDEO)

NULL NULL
13.04.2026 10:59

Gjeneratat e reja, të njohura si “Gen Z”, kanë filluar që takimet e tyre të para të dashurisë t’i zhvillojnë në varreza.

Kjo temë u trajtua sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku u diskutua rreth takimeve romantike dhe mënyrës së krijimit të lidhjeve të dashurisë.

Islamologia Ikballe Huduti deklaroi se nuk ekziston një numër i përcaktuar i takimeve të para që duhet t’i ketë një person përpara se të krijojë një lidhje.

“Lidhjet më përpara kanë qenë më të kufizuara. S’kemi mundur ne p.sh para 40 viteve, të kanë parë që po kalon me një djalë. P.sh unë me Luanin kam kaluar edhe është dashur gjithqysh me hy në martesë se jo jo kanë thanë “kjo e ka pasur filanin”. Është dashur me marrë një djalë që është vejan, që është ndarë, është shkurorëzuar, ani pse ti je beqareshë”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

lajme të ngjashme