Rusia raporton mbi 11 mijë të infektuar me koronavirus për 24 orë NULL NULL 11.05.2020 11:16 11.05.2020 11:16 TOPSHOT - Medical staff take care of a Covid-19 patient in the intensive care unit at the University hospital of Aachen, western Germany, on April 15, 2020 during the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Ina FASSBENDER / AFP) (Photo by INA FASSBENDER/AFP via Getty Images) Rusia ende po vazhdon me trendin e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportoi 11,656 raste. Sipas World Meters deri tash në Rusi janë infektuar 221,344 persona, teksa kanë vdekur 2,009 persona si dhe janë shëruar 39,801 persona, njofton Klan Kosova Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 94 persona teksa raste aktive janë 179,534. Kujtojmë se në përgjithësi, virusi është përhapur në 187 vende të botës që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar. Deri tani në botë janë të infektuar 4,196,784 persona, kanë vdekur 284,034 si dhe janë shëruar 1,500,385 persona.