Maska për lloje të ndryshme të lëkurës, mund t’i bëni në shtëpi NULL NULL 01.04.2019 13:00 01.04.2019 13:00 Të gjithë pëlqejmë që fytyra jonë të jetë sa më e shëndetshme por ndonjëherë trajtimet kushtojnë shumë dhe nuk mundemi ti përballojmë në cdo moment kështu që përdorimi i mjeteve që kemi në shtëpi është ideali. Më poshtë keni 7 lloje maskash të ndryshme që mund t’i krijoni kur të doni: Për shkelqimin dhe njetrajtshmërinë e fytyrës ( maskë nate) përzieni:Dy luge gjelle qumësht + një lugë lëng domate. Për pastrimin e shenjave në fytyrë: Dy lugë gjelle mjaltë + një lugë gjelle lëng limoni. Për fytyra të yndyrshme: Dy lugë gjelle nga xheli I aloe verës + një lugë gjelle tumerik. Për të ndihmuar në rrudhat e fytyrës: Dy lugë gjellë pluhur kafe + Dy lugë gjelle mjaltë. Për të pastruar pikat e zeza: Një lugë gjelle lëng limoni + Një të bardhë veze. Për të shtuar shkëlqimin e fytyrës: Dy lugë gjelle kos + Dy lugë gjelle lëng limoni. Për një fytyrë të shëndetshme: Nje lugë gjellë vaji kokosi+ Një lugë gjellë tumerik. Për të luftuar aknet: Dy luge gjelle mjalt+ Nje luge gjelle kanellë.