Ellie Goulding paralajmëron këngë të re për Netflix (FOTO) NULL NULL 29.03.2019 22:04 29.03.2019 22:04 Ellie Goulding është fotografuar në Paris të Francës duke shkuar në studiot e NRJ Radios për një intervistë. Këngëtarja 32-vjeçare ka dhënë një lajm të gëzueshëm këtë javë – ajo ka treguar se është duke incizuar një këngë të re për serinë e dokumentarëve të Netflix, “Our Planet”. “U gëzova që jam përfshirë në “Our Planet” sepse kjo do të thotë se muzika ime mund të jetë pjesë e diçkaje që unë vërtetë-vërtetë kujdesem”, deklaroi ajo në një video prapa skenave.