Dita Botërore e Xhazit shënohet në Shtëpinë e Bardhë (Video) NULL NULL 30.04.2016 19:48 30.04.2016 19:48 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka qenë nikoqir i koncertit të muzikës Xhaz në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit, transmeton Klan Kosova. Performuesit në këtë ngjarje të 29 prillit ishin Aretha Franklin, Sting dhe Diana Krall. “Kjo flet për diçka universale rreth njerëzimit tonë, shqetësimit që gjallërohet në secilin shpirt, dëshirën për të krijuar pa kufij”, tha presidenti në largim. Obama po ashtu bëri shaka duke thënë se ka dashur që ta shndërrojë Shtëpinë e Bardhë në “Shtëpinë Blues”, në nder të muzikantit të këtij zhanri, Dizzy Gillespie, i cili konkurroi për president në vitin 1964, transmeton Klan Kosova. Dita Ndërkombëtare e Xhazit ka filluar të shënohet para pesë vjetësh, duke u festuar kështu në të gjithë botën. Këtë vit është mbajtur në Washington DC, ku u organizuan më shumë se 50 performanca në gjithë vendin. Në vitet e kaluara kjo ditë është shënuar edhe në Stamboll, Osaka dhe Paris. https://www.youtube.com/watch?v=Fb9acFhxdj8