Pas evakuimit nga stuhia Florence, çifti ushtarak bëhet me binjake NULL NULL 16.09.2018 18:11 16.09.2018 18:11 Çifti ushtarak Nicholas dhe Danielle Di Gregorio, u përballën kushtet e këqija gjatë stuhisë Florence që kishte përfshirë Karolinën e Veriut. Danielle Di Gregorio, ishte shtatzënë në javën e 37-të, dhe ishte afër datës së përcaktuar për të lindur, shkruan euronews, përcjellë KlanKosova. Çifti për shkak të stuhisë ishin stacionuar në bazën detare Lejeune, në Jacksonville të Karolinës së Veriut. Të dy erdhën nga St Augustin të mërkurën në mëngjes, për të gjetur një vend më të sigurt. “Ne ishim shumë nervozë për të lënë Karolinën e Veriut duke pritur binjaket, por mjeku dhe familja jonë mendonin se ishte gjëja e duhur për të bërë”. Kjo rrugë zakonisht zgjat 7 orë, por doli të jetë 12 orë e gjatë”. tha çifti në një deklaratë të përbashkët për Today Parents . Nën kushtet e stuhisë tropikale do të ishte e pamundur lindja e vajzave. Tani familja katër anëtarësh, është mirënjohëse për punën e mjekëve. “ Vajzat tona lindën të enjtën në orë 9:30. Mjekët e spitalit Naval në Jacksonville ishin të mrekullueshëm. Çdo gjë e bënë me kujdes maksimal”, përfundon deklarata e çiftit.