Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

NULL NULL
01.07.2016 16:37

Ministri i Punëve të Jashtme  Enver Hoxhaj në ditën e dytë të qëndrimit në New York ka vazhduar me fushatën e lobimit.

Ai ka takuar ndaras përfaqësuesit e Sudanit, Omer Dahab Fadl Mohammed, të Ruandës, Eugene-Richard Gasana si dhe të Bhutanit, Lhatu Wangchuk, të cilëve ua ka ripërsëritur kërkesat për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësuesin e Kosta Rikës, Juan Carlos Mendoza Garcia dhe të Egjiptit, Amr Abdellatif Aboulatta.

“Kemi një dinamikë të shtuar sa i përket lobimit për njohje. Është me rëndësi jetike të arrijmë numrin prej 2/3 të njohjeve nga vendet anëtare të OKB-së. Jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur”, ka thënë Hoxhaj pas takimeve.

Shefi i diplomacisë kosovare ka marrë pjesë në ceremoninë e misionit amerikan në OKB, të organizuar për nderë të 4 korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Ai ka takuar ambasadoren Samantha Power, ndërsa një takim tjetër e ka zhvilluar edhe me përfaqësuesin e misionit amerikan në OKB, ambasadorin David Pressman.

 

 

lajme të ngjashme