Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj: PDK-ja do të krijojë Fondin Shtetëror për Bursa, duke ndarë 25 milionë euro

NULL NULL
30.01.2025 11:09
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, kandidati i PDK-së për deputet, ka deklaruar se investimi për rininë është më i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se PDK-ja do të krijojë Fondin Shtetëror për Bursa, duke ndarë 25 milionë euro çdo vit për studentët tanë.

“Kjo do t’u japë mundësinë të studiojnë në degët më prioritare, brenda dhe jashtë vendit, dhe të sjellin dijen e tyre për zhvillimin e Kosovës”.

“Sepse e ardhmja ndërtohet me dije dhe mundësi të barabarta për të gjithë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme